Sigmar Gabriel: Ushtria mund dhe duhet të bëhet por vetëm me pëlqimin e serbëve (!)

Sigmar Gabriel: Ushtria mund dhe duhet të bëhet por vetëm me pëlqimin e serbëve (!)

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa  Mustafa ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë i rëndësishëm. Pas një konflikti të armatosur duhet kohë, por duhet raport miqësor mes vete, prandaj ju them të evitoni provokimet ju dhe Serbia si dhe të lehtësoni bashkëjetesën. Është kusht për këto shtete që të anëtarësohen në BE, por ne e përcjellim këtë proces”, ka thënë ministri gjerman pas takimit me kryeministrin Mustafa. Kosova, sipas tij, ka të drejtë të ketë ushtri sovrane si krejt shtetet tjera, por në harmoni me të gjithë. Mesazhi edhe i kryeministrit Mustafa ishte i qartë: Ushtria do të bëhet në pajtim me të gjithë, përfshirë edhe Listën serbe. Këtu duhet të ndihmojnë shtetet fqinje dhe BE-ja. Serbët, në bashkëveprim me Beogradin edhe mund ta japin pëlqimin por do ta kushtëzojnë me krijimin e Asociacionit dhe me kusht që ministri i Mbrojtës, apo zëvendës-komandanti u FAK-ut të jetë serb, i cili do ta ketë në radhë të parë pëlqimin e Beogradit zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …