MAPL renditë komunën e Deçanit në vendin e dytë në nivel vendi

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u bë publikimi i “Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2018 dhe ndarja e shpërblimeve për Komunat”. Sipas këtij Raporti, komuna e Deçanit u rendit në vendin e dytë për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Ky çmim është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Deçanit. Kemi edhe shumë punë para vetes por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull më i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi tha kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. Më këtë rast duhet falënderuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për çmimin, po ashtu, edhe ekipin që kanë punuar më përkushtim, drejtorët e drejtorive për punën e tyre dhe të gjithë akteret e kyçur për të sjellë rezultate të mira dhe për të qen sa më afër shërbimit ndaj qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …