Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka deklaruar se Prishtina po hyn fuqishëm në hartën e investimeve ndërkombëtare.
Në Misionin Ekonomik për Infrastrukturën e Transportit dhe Energjisë, organizuar nga Advantage Austria Kosovo, para delegacionit të bizneseve austriake, kryetari Rama ka prezantuar projektet strategjike dhe potencialin zhvillimor të Kryeqytetit, nga mobiliteti urban, te infrastruktura mjedisore dhe partneritetet publiko-private.
Prishtina ka vizionin, projektet dhe potencialin për investime serioze. Ai në fund të fjalës së tij tha se po ndërtojmë partneritete që sjellin dije, teknologji dhe kapital, për t’i kthyer mundësitë në zhvillim real për Kryeqytetin.