Mark Ellis: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së mund të kundërshtohet në apel

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Mark Ellis, ka thënë se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mund të kundërshtohet në apel si në aspektin juridik, ashtu edhe në atë faktik. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ellis tha se mbrojtja mund të argumentojë se nuk ka prova të mjaftueshme që i lidhin të akuzuarit me krime konkrete, ndërsa Prokuroria mund të apelojë pjesët e vendimit ku ata u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Sipas tij, procesi i apelit pritet të jetë kompleks dhe mund të zgjasë, por nuk do të jetë një rigjykim i plotë i çështjes. “Mendoj se do të kemi një proces të fuqishëm apeli, nga të dyja palët”, ka deklaruar Ellis.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …