Maqedonci priti në Prishtinë komandantin e NATO-s në Napoli, diskutohet siguria dhe bashkëpunimi me KFOR-in

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në Prishtinë Komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), Admiralin Stuart Benjamin Munsch. Gjatë takimit u shkëmbyen qëndrime lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, procesin e zhvillimit dhe avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me misionin e KFOR-it. Ministri Maqedonci shprehu mirënjohje për rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend, duke vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të këtij misioni ndërkombëtar. Ai po ashtu uroi mirëseardhje dhe sukses Gjeneralit të Forcave Turke, Özkan Ulutaş, i cili është rizgjedhur komandant i KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim Shefin e Mbrojtjes së Turqisë Selçuk Bayraktaroğlu

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni ushtarake …