Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Marashi: Dëshmorët nuk kanë nevojë të dëgjojnë fjalime boshe politike

Ushtari dhe eprori i përkushtuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Pren Marashi ka kritikuar dukurinë e respektit formal që po ju bëhen nga politikanët dëshmorëve të kombit me rastin e datës së rënies së tyre. Ai ka shkruar se dëshmorët nuk kanë nevojë të dëgjojnë fjalime boshe politike. “Nëse ke marrë ose po shpreson ta marrësh pozitën apo ndonjë status të bazuar ne lavdinë dhe sakrificën e luftëtarëve, mos shko tek varrezat e dëshmorëve për t’u dhënë kinse respektin sepse nuk të njohin si përkrahës i luftës se tyre! Shumë gjak ,mund dhe sakrificë është bërë, rri në shtëpi dhe gëzoi privilegjet e pa merituara dhe lëri bashkëluftëtaret, shokët, familjaret të qajnë hallet dhe të çmallën me ta sepse janë të vetmit që nuk ndihen mirë ,dhe nuk kanë dëshirë të dëgjojnë fjalime boshe politike dhe promovim të vetvetes. Lavdi!, ka shkruar çlirimtari, Pren Marashi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …