PS

Partia Socialiste mbledh sot Kongresin, krejt ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh

Partia Socialiste mbledh sot Kongresin, krejt ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh. Pjesa e parë e Kongresit do të nisë në orën 9.30, ku do të jenë 5 panele që do të zgjasin rreth dy orë dhe do të shtrihen në disa sheshe kryesore të Tiranës

Përfaqësues të PS-së do të zhvillojnë takime me anëtarë e qytetarë mbi problematikat aktuale, Pjesë e tryezave përkatëse do të jenë edhe ministrat sipas fushave.

Ndërsa më pas në orën 12:00, nis faza e dytë e punimeve, e cila do të hapet nga sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, për të vijuar me rezultatet e Këshillimit kombëtar të paraqitura nga Elisa Spiropali, ndërsa një pjesë të rëndësishme do të marrin edhe propozimet për ndryshimet në statutin e PS-së.

Kongresi pritet që të vendosë ndërprerjen e mandatit për krerët aktualë të PS në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, që do të mbahen në javët e para të majit.

Fjala e Ramës është parashikuar të jetë rreth mesditës, ndërsa ministra dhe deputetë të ndryshëm janë përzgjedhur për të bërë analizën e punës së mazhorancës në këtë mandat të tretë.

Agjenda e Punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste:

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.

Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijet

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve

-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapesira para hyrjes së Pallatit të Kongreseve

Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS

KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.

ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.

PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.

STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.

DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj

DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT. (DITA)

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama e njofton trupin diplomatik të akredituar në Tiranë se kufiri Kosovë-Shqipëri hapet në pranverën e këtij viti

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kalojnë me procedura të lehta në pikat e tyre të përbashkëta kufitare, gjatë 9 muajve

Prej ditës së sotme ka hyrë  në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilës, qytetarët …