Marjorie Masselot konfirmon një formë të re të përgjegjësisë penale për Thaçin

Gjykata e Apelit  në Hagë ka aprovuar pjesërisht ankesën e prokurorisë në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkë akuzuarve. Si rezultat, gjyqtarja Marjorie Masselot ka konfirmuar një formë të re të përgjegjësisë penale për Thaçin – atë të “nxitjes” në pengimin e zyrtarëve në kryerjen e detyrave zyrtare, sipas nenit 32(3) të KPRK-së dhe nenit 401(3) e (5) të KPK-së. Prokuroria është urdhëruar të dorëzojë versionin e përditësuar të aktakuzës deri më 16 prill 2025. Aktakuza do t’u dorëzohet të akuzuarve në shqip dhe publikut në formë të redaktuar. Sipas gjykatës, nuk nevojitet paraqitje e re fillestare në seancë, por Thaçi duhet të deklarohet me shkrim për këtë formë të re të akuzës deri më 24 prill. Ky ndryshim nuk sjell akuza të reja materiale, por rrit përgjegjësinë ligjore të Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Më 12 shtator do të jem në Marshin për Liri, për drejtësi dhe për të vërtetën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fitim Selimi, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator …