Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars
Av Lauri Heikkinen.

Mark Rutte kërkon veprim nga Serbia: Të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca pret nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë, të ndodhur në shtator 2023, të vihen para drejtësisë. Ai konfirmoi se për këtë çështje ka biseduar drejtpërdrejt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas tij  ka shprehur gatishmëri për të vepruar. “Kam folur personalisht me presidentin e Serbisë dhe ai më tha se do të punojë në këtë drejtim. Ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre të përgjegjësisë”, tha Rutte, para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Ai theksoi se NATO po e ndjek nga afër procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe se do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin dhe përpjekjet diplomatike në rajon. Sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku, u krye nga një grup i armatosur i udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi, ndërsa tre prej tyre, të kapur nga Policia e Kosovës, po përballen me drejtësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjergj Dedaj paralajmëron rreziqe për manipulim të votave jashtë vendit përmes përfaqësive diplomatike

Ish-ambasadori dhe politikani Gjergj Dedaj ka deklaruar se rreziku më i madh për keqpërdorim të …