leoni

Bashkimi Evropian kërkon ruajtjen e kufizimeve të rrepta kundër varianteve të virusit dhe përshpejtimin e vaksinimit

Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi për zbatim, jenë pjesë integrale e rrugës së Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit në BE

Bashkimi Evropian ka pranuar versionin përfundimtar të letrës nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila ishte zotuar se Serbia nuk e zbaton nenin, i cili  i obligon palët të mos e pengojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare. Megjithëse nuk e kanë zbardhur përmbajtjen finale të dokumentit, në BE kanë thënë se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi për zbatimin e saj janë obliguese. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj. Ishte Serbia që përmes një letre nga kryeministrja Ana Bërnabiq, e njoftoi BE-në se nuk merr përsipër zbatimin e të gjithë marrëveshjeve. Në përgjithësi, ne nuk e komentojmë përmbajtjen e korrespondencës me BE-në. Megjithatë, mund të konfirmojmë se kemi  marrë një version përfundimtar të letrës nga kryeministrja serbe, Bërnabiq. Bashkimi Evropian përsërit se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj për të dyja palët dhe batimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugës së tyre evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …