energji

Marrëveshja për Programin Kompakt, prej 236 milionë dollarësh, do të përqendrohet në projekte të energjisë në Kosovë

Kosova pritet të forcojë pavarësinë energjetike me Programin e ri Kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit dhe në të njëjtën kohë të kursejë miliona euro në vit. Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Mijëvjeçarit pritet të nënshkruajnë këtë javë në Uashington marrëveshjen për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236 milionë dollarësh, që përqendrohet në projekte të energjisë. Nënshkrimi do të bëhet në një ceremoni të organizuar në Kongresin amerikan, ku nga Kosova do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër …