Marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin edhe të dy shkollave të reja në komunën e Shtimes

Ditë më parë, Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka nënshkruar 2 (dy) marrëveshje mirëkuptimi  me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për realizimin e projekteve: “Ndërtimi i Shkollës Fillore, në Muzeqinë” dhe “Ndërtimi i Shkollës Fillore, në Carralevë “.

Vlera parallogaritare e këtyre dy projekteve është 1.600.000 € (një milion e gjashtëqindmijë euro).

Për këto projekte, drejtori i Drejtorisë  së Arsimit në Shtime, Hajrullah Ademaj, tha se po realizohen në vazhdën e synimeve tona të përbashkëta me qëllim të ngritjes së cilësisë në procesin edukativo-arsimor, në Komunën e Shtimes.

Me Planin për Zhvillimin e Mësimit Tërëditorë, të aprovuar nga Kuvendi i Komunës, po krijohen mundësi për t’u zhvilluar ky lloj mësimi edhe në shkollat e tjera të Komunës së Shtimes, kurse me ndërtimin e shkollave të reja po krijohen mundësitë edhe për zhvillimin e mësimit online, në të gjitha shkollat e Komunës, ka thënë  drejtori Hajrullah Ademaj duke shtuar se gjithashtu vlen të theksohet që në fund të vitit 2016 është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në Pjetërshticë përderisa shumë shpejt pritet të fillojë edhe ndërtimi i Çerdhes së Fëmijëve, në Shtime, në lokacionin e aprovuar nga Kuvendi i Komunës, projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian, vlera e të cilit është 600.000€ ( gjashtëqindmijë euro ).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …