Brickos

Në Mitrovicë do të mbahet manifestimi sportiv “Vrapo me FSK- Mitrovica 2017”

Pjesëtarët e FSK-së, major Fetah Zejnullahu, togere Fitore Fazliu, toger Drilon Llalloshi dhe  nëntoger Kreshnik Haxhiu, janë pritur nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për të biseduar për organizmin e manifestimit sportiv “Vrapo me FSK”. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari Faruk Mujka, drejtori i Infrastrukturës Besnik Beka dhe  drejtori i Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit,  Fidan Ademi, si dhe komandanti i Stacionit Policor Ahmet Gjosha, me bashkëpunëtorë.

Në takim u tha se vrapimi ka qëllim humanitar dhe mjetet e përfituara do të shkojnë për ndihmë familjeve në nevojë të komunës së Mitrovicës.

Pjesëtarët e FSK-së i thanë kryetarit Bahtiri se FSK-ja është duke planifikuar aktivitetin humanitar sportiv në komunën e Mitrovicës “Vrapo me FSK-Mitrovica 2017”, që do të jetë një vrapim garues në 10 km, që do të mbahet më 09 Prill 2017, në të cilin pjesëmarrja e ushtarëve dhe qytetarëve është  vullnetare.

Ata i thanë kryetarit Bahtiri po ashtu, se parashihet që gjatë këtij aktiviteti të mblidhen  fonde humanitare, dhe me ato mjete financiare tu dalim në ndihmë personave të cilët me të vërtet kanë nevojë, prandaj nga kryetari  kërkuan që komuna të bëj identifikimin e atyre familjeve ose edhe organizatave të cilët jetojnë  dhe veprojnë në kushte shumë të rënda ekonomike dhe që pastaj të shkojmë bashkërisht dhe atyre personave  tu dërgojmë mjetet e fituara nga qytetarët tanë.

Kryetari Bahtiri e përkrahu fuqishëm këtë iniciativë, duke u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. Ai tha se komuna e Mitrovicës, do të jetë e gatshme të përmbush të gjitha kërkesat e parashtruara, si dhe të organizoj shërbimet përkatëse komunale për të mbështetur organizmin e manifestimit në të gjitha nivelet, në mënyrë që ai të jetë i suksesshëm.

Edhe komandanti i stacionit jugor të policisë, Ahmet Gjosha, pasi mbështeti fuqishëm nismën, tha se policia si gjithherë është e gatshme që të kryej me përgjegjësi të lartë obligimet që do i marrë përsipër dhe që i takojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …