Masakra e Srebrenicës ishte një sakrificë e nevojshme për ndarjen territoriale dhe për marrëveshjen e Dejtonit

Masakra e Srebrenicës ishte një sakrificë e nevojshme për ndarjen territoriale dhe për marrëveshjen e Dejtonit

Maskra e ushtrisë serbe, në Srebrenicë, në vitin 1995 dhe mos pengimi  nga forcat evropiane vazhdon të shfaqet edhe sot me anët e saj më të errëta, shkruan gazetari italian, Massimo Nava. Ai në një shkrim të tij, të botuar në “Corriere”,  ka veçuar  faktin se  për Maskarën e Srebrenicës ku në mënyrën më shtazarake u masakruan 8.000 myslimanë të Bonsjes, vetëm dy persona u shpallën fajtorë dhe morën dënim: serbo-boshnjakët, Radko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç. Është e vërtetë që një gjykatë holandeze dënoi shtetin e Holandës me detyrimin për të kompensuar familjet boshnjake. Po ashtu është e vërtetë që opinioni publik holandez dhe qeveria shprehën se u vinte turp nga ajo ngjarje, ndaj dënuan sjelljen e ushtarëve dhe batalionin e Kaskave Blu që ktheu kokën në anën tjetër, në pritje të urdhrave që nuk mbërritën kurrë.

Megjithatë, askush nuk ka kërkuar më përgjegjësi te aktorë të tjerë, jo vetëm holandezë, por as nga  komanda franceze e Kaskave Blu, as nga qeveria e Beogradit, as nga qeveria myslimane-boshnjake e Sarajevës. Me pak fjalë, politika dhe diplomacia ka dhënë atë kontekstin cinik (si Uashingtoni, Parisi e deri edhe Londra), që masakra e Srebrenicës ishte një sakrificë e nevojshme për ndarjen territoriale dhe për marrëveshjet e tjera të Dejtonit. Janë sakrifikuar edhe luftëtarë të huaj islamikë, por për ata nuk ka qarë njeri.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …