Brickos

MASHT ka marrë vendim që nesër ora e parë e mësimit t'i kushtohet Pavarësisë së Republikës së Kosovës

MASHT NXJERRË UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NË INTERNET

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për mbrojtjen e fëmijëve në internet me qëllim që institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese në nivelin parauniversitar të adresojnë mbrojtjen e fëmijëve/nxënësve në internet nëpërmjet procesit të rregull arsimor dhe aktiviteteve jashtëmësimore, duke i përgatitur ata për përdorimin e sigurt të internetit, në përputhje me zhvillimin e tyre të plotë në aspektin fizik, të komunikimit, social, emocional dhe intelektual. Paraprakisht, MAShT ka hartuar edhe pakon e udhëzuesve ”Udhëtimi nëpër internet”, me të cilën ofrohen alternativat e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, duke trajtuar këtë tematikë me qasje ndërkurrikulare, ekstrakurrikulare dhe me mësim zgjedhor. Rreth kësaj pakoje është zhvilluar dhe realizuar programi i trajnimit, ku fillimisht kanë përfituar 165 koordinatorë të cilësisë nga 25 komuna. Kjo qasje e MAShT dhe mobilizimi i institucioneve arsimore synon shmangien nga keqpërdorimi i teknologjisë informative, dhuna digjitale, shkelja e privatësisë dhe elementeve tjera negative që mund të sjellë abuzimi me internetin. Së shpejti MAShT do ta ndajë Udhëzimin Administrativ me komunat dhe shkollat duke u bërë thirrje për zbatim të duhur.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …