OJQ-të të cilat menaxhojnë Qendrat Mësimore për Mësim Shtesë paraqiten kërkesa para Ministrisë së Arsimit

MASHTI- i lëshon pe SBASHK-ut, për të ruajtur postet në Qeveri, por mësimi i humbur për tri javë nuk do të mbahet

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk e ka tërhequr vendimin për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim të cilin e ka nxjerrë në muajin shkurt. Javën e kaluar, ministri Shyqiri Bytyqi në një takim që e ka zhvilluar me SBASHK-un në Komisionin parlamentar për arsim ka thënë se janë të gatshëm t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e Sindikatës, për shkak se i rrezikohet posti i ministrit. Kërkesë kryesore e tyre është që të mos zbatohet vendimi i MASHT-it për orët e humbura, përderisa në Ligjin për paga nuk barazohet koeficienti i mësimdhënësve në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët. Këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, përmes një përgjigje me shkrim ka deklaruar se Ministria nuk do të tërhiqet lidhur me kompensimin e orëve të humbura, edhe pse ato nuk po kompensohen, jo për shkak të këmbënguljes arrogante e anti arsimore të fiskulturanëve të SBASHK-ut, por për shkak të papërgjegjësisë së mijëra mësimdhënësve, të cilët nuk duan ta prishin “rehatinë” e tyre, mbi kurriz të dijes dhe emancipimit të nxënësve, fëmijëve të tyre, të fundit në botë për nga pajisja me dije. Ky veprim i papërgjegjshëm i mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme  të Kosovës, të lidhur ngushtë me një sindikatë të një klani destruktiv dhe anti arsimor do të ngelë si veprim turpi, veprim i papërgjegjësisë dhe i turpit kolektiv të mijëra “mësimdhënësve”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …