Matthew Palmer

Mathew Palmer: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të përfundojë pa kompromise

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, Mathew Palmer, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të fillohet nga zeroja pasi janë arritur gjëra të mira. Palmer ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të përfundojë pa kompromise, por që ai thotë se shpesh është keqkuptuar në Kosovë si term. Ai ka thekson se Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë që të gjejnë një zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë që pranohen nga dy qeveritë. Ai po ashtu tha se pret që qeveria e ardhshme e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit të përfshihet me seriozitet në dialogun Kosovë – Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …