Juristi dhe analisti politik, Mazllum Baraliu, ka shprehur pakënaqësi ndaj asaj që e konsideron ndërhyrje të ambasadave të huaja në skenën politike të Kosovës dhe favorizim të një krahu politik. Baraliu theksoi se veprimet e fundit të përfaqësive diplomatike ndërkombëtare në Kosovë kanë qenë “të pamatura dhe të padrejta”. Shembull, sipas tij, ishte anashkalimi i Lëvizjes Vetëvendosje në një takim të organizuar nga ambasada amerikane me liderët partiakë. Ai u shpreh se Kosova nuk po trajtohet si palë e barabartë nga Brukseli dhe Uashingtoni, ndërsa marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara deri më tani nuk janë domosdoshmërish obligative. “Edhe Kosova duhet të trajtohet si palë e barabartë edhe në marrëveshje. Nuk është trajtuar dhe nuk po trajtohet. Sipas tij, miqësitë diplomatike nuk janë të përhershme dhe mund të zëvendësohen: “Secili mundet me gjithë kënd. S’ka asgjë të pazëvendësueshme. Edhe miqësitë mund të zëvendësohen. Nuk është mirë të humben miqësitë, por gjithmonë interesi i shtetit duhet të jetë mbi diplomacinë.” “Me diplomaci mund të bëhet më shumë pa i dëmtuar interesat e shtetit. Marrëdhëniet duhet të jenë të drejtë peshuara me Perëndimin, por pse jo edhe me Lindjen. Kjo është koekzistenca paqësore e parimeve të Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Baraliu.
