Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka marrë pjesë në “Forumet me autoritetet komunale lidhur me zhvillimin e procesit buxhetor komunal për periudhën 2027-2029”.
Këto takime u organizuan nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) me përkrahje nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, dhe u mbajtën për tri ditë rresht.
Në këto forume u raportua se të gjitha komunat kanë aprovuar kornizën afatmesme buxhetore sipas afateve ligjore të parapara.
Po ashtu, u diskutua në detaje për zhvillimin e procesit buxhetor komunal, me theks të veçantë në strukturën e shpenzimeve për vitet 2027-2029.
Në takime morën pjesë Drejtorët për Buxhet dhe Financa si dhe Zyrtarët Kryesorë Financiarë të Komunave.
Këto forume ishin vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë të AKK-së me Departamentin e Buxhetit të Kosovës në MFPT dhe me OSBE-në.
Gjatë punimeve, AKK ngriti me shqetësim çështjen e pasojave të rënda në buxhetet komunale që po shkaktohen nga lëndët përmbarimore dhe obligimet nga kontratat kolektive, duke kërkuar zgjidhje të shpejta për të mbrojtur stabilitetin financiar të komunave.