Mbahen zgjedhjet për kryetarë të fshatrave të Ferizajt

Në komunën e Ferizajt u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të fshatrave, ndërsa kanë marrë pjesë edhe komisioni i Kuvendit të Komunës, drejtorja e Administratës së Përgjithshme Agnesa Hajredini, drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli si dhe shoqëria civile. Në procesin e zgjedhjeve morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku me votat e tyre zgjodhën kryetarët e tyre. Në fshatin Talinovc i Muhaxherëve kryetarë u zgjodh Njazi Behluli, në fshatin Papaz u zgjodh kryetarë Besim Sedolli, në fshatin Sazli u zgjodh kryetarë Fehmi Osmani, në fshatin Softaj u zgjodh kryetarë Fadil Lipovica,  dhe në fshatin Pojatë u zgjodh kryetarë Ibrahim Latifi. Kryetarët e zgjedhur u zotuan që do të bashkëpunojë ngushtë me banorët, me qëllim të realizimit të projekteve të cilat ndikojnë pozitivisht në jetën e tyre.

May be an image of 2 people and people studying

May be an image of 8 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …