Mbahet ceremonia e shpërndarjes së kuponëve të parë për fermerët rahovecian

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me znj. Caroline Schneider Zyra e Koordinatorit të OKB-së për Zhvillim, z. Laurent Torche zëvendësdrejtues për Bashkëpunim, Zyra e Zvicrës për Bashkëpunim në Kosovë, përfaqësues nga AME-ja z. Shefki Abdullahu dhe Kastriot Lajqi, z. Naser Krasniqi, udhëheqës vendor i Organizatës FAO, mbajtën ceremoninë e shpërndarjes së kuponëve të parë për fermerë. Në pamundësi që Komuna e Rahovecit të mbulojë dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore të muajit janar 2023, u është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Bujqësisë dhe Organizatës FAO – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim. Organizata FAO ka shprehur gatishmërinë që përmes donatorëve, si: Qeveria Zvicerane dhe fondi emergjent i FAO-s, t’i ndihmojë me kuponë fermerët e prekur nga këto përmbytje. Me anë të këtyre kuponëve, do t’u mundësohet fermerëve të blejnë inpute të domosdoshme për fermat e tyre, si: farë, pleh, vegla pune, aparate ujitjeje, pjesë rezervë dhe mallra të tjera të domosdoshme sipas nevojave të tyre. Kryetari Latifi tha se jemi të vetëdijshëm që kjo nuk do të mbulojë tërësisht dëmet e pësuara të fermerëve, mirëpo do të jetë një ndihmesë e konsiderueshme për ta. Ne do të jemi të hapur për bashkëpunim me FAO-n edhe në projekte të tjera në fushën e bujqësisë dhe ushqimit. Kryetari Latifi i ka falënderuar të gjithë akterët, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e fermerëve të dëmtuar nga këto vërshime.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …