Mbahet debat më qytetar të komunës së Deçanit prezantohet puna 6 mujore e vitit 2018

Në 6 mujorin e parë të vitit kalendarikë 2018, është mbajt debat publik më qytetar të komunës së Deçanit. Të pranishëm në debat ishin përfaqësues institucional, asamblist , përfaqësues nga OSBE, KFORI, OJQ-të dhe qytetarë. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bëri një rezyme të shkurtër për qytetarët të cilët ishin të pranishëm, për projektet të cilat janë realizuar deri më tani, ato të cilat janë në implementim e sipër dhe ato të cilat pritet të nisin brenda këtij viti. Në fillim Ramosaj, bëri të ditur se në këtë 6-të mujorë janë nisur një sërë projektesh si: Punimet në elektrifikimin e lagjes Hulaj, vazhdimi i punimeve në kilometrin e 6-të të rrugës Deçan-Plavë, Kompleksi i Dëshmorëve në fshatin Sllup, Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në fshatin Baballoq, Garat e Skijimit ,,Kupa e Gjeravicës 2018’’, kanalizimi i ujërave të zeza në zonën urbane, asfaltimi i rrugës kryesore në brendi të fshatit Beleg, rregullimi i murit mbrojtës në qendrën e turizmit, hapja e kanaleve të ujitjes në bashkëpunim më kompaninë ,,Drini i Bardhë”, asfaltimi i rrugës Dëshmorët e Kombit në fshatin Carrabreg, asfaltimi i rrugës në fshatrat Hulaj –Pobërgj, fillimi i punimeve në kanalizimin e ujërave të zeza në fshatin Sllup dhe rregullimi i rrugëve në këtë fshat, asfaltimi i rrugëve Demhasaj –Ramosaj në Ledina, fillimi i punimeve të kanalizimit të ujërave të zeza në lagjen Mushkolaj në Irzniq, kanalizimi i ujërave të zeza në fshati Lumbardh, hapja e rrugëve të reja në qytet dhe në disa fshatra, ndarja e 33 grandeve për bizneset e reja në bashkëpunim më organizatën ,,Hellp’’, shënimi aktiviteteve kulturore si festivali ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, ujësjellësi në fshatin Strellc, vija e gështenjës, Furnizimi me kontejnerë në bashkëpunim më Gizin dhe organizata tjera dhe hartimin e planit komunal për menaxhimin e mbeturinave, kemi nisur punimet për ndërtimin e dy shkollave të reja  ,,Kuvendi i Verrave të Llukës”, në Llukë të Epërmen dhe ,,Drita”, në Gramaqel si dhe një sërë projektesh tjera me rendësi për komunën e Deçanit. Tutje Ramosaj tha se jemi duke përgatitur për fillimin e disa projekteve jetikë për banorët e komunës së Deçanit si, Rregullimin e shtratit të Lumit një projekt në vlerë prej 5 milion euro, zgjidhjen e problemit të ujit të pijes për banoret e fshatrave Ratishë i  Epërm Ratishit të Ulët dhe Maznik, ndërtimin e qëndresë emergjente në QKMF në Deçan, rregullimin e rrugëve mes fshatrave Shaptej-Gramqel dhe lidhjen me fshatrat e Gjakovës, ndërtimin impiantit të ujërave të zeza në fshatin Sllup dhe së shpejti fillimin punimeve për asfaltimin rrugëve ne fshatin Turistik Belle. Edhe qytetarët e shumët pjesëmarrës në seancën publike të Kuvendit Komunal, janë shprehur të kënaqur me qeverisjen komunale, ndërkohë për kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë adresuar merita të veçanta në realizimin e shumë projekteve, të cilat sipas tyre krijojnë mundësi të zhvillimit të kësaj komune. Edhe kërkesat e tyre drejtuarat institucionit komunal ishin lidhur më kanalizimin e ujërave të zeza në fshatra, ndriçimin publik, rregullimin e trotuareve sidomos përgjatë rrugëve magjistrale për nxënës, rregullimin qëndresë së fshatit Dranoc etj. Të gjitha shqetësimet e qytetarëve të cilët ishin prezent janë ne evidencën e komunës dhe do të mundohen që në buxhetin e planifikuar por edhe në planifikimet për vitin 2019 të inkorporohen tha kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …