Mbahet dëgjim buxhetor me këshillat e fshatrave për kornizën afatmesme 2022/01

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Deçanit të datës 31.05.2021, për Formimin e Grupeve punuese për organizmin e debateve publike, të Qarkores Buxhetore 2022/01, Kuvendi i Komunës së Deçanit përmes grupit punues në përbërje: dr.Haki Shehaj kryesues i KPF-së me natarët e KPF-së, Valdet Nuraj, Albana Avdiu, Kushtrim Loshaj, Albesa Cacaj, Mon Selmonaj dhe Natyra Kuçi si dhe nga Ekzekutivi, Agron Demukaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, kanë organizuar dëgjim buxhetorë për qarkoren buxhetore 2022-2024 më këshillat e fshatrave. Ata të cilët ishin prezent në këtë takim shprehen shqetësimet e tyre për kërkesat e tyre lidhur më rregullimin e rrugëve në fshatra, kanalizimin e ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijes, rregullimin e Memorialëve të Dëshmorëve, rregullimin e terreneve sportive etj. Nga Zyrtarja e financave Zoje Selmonaj, u bë e ditur se në përgjithësi buxheti total i komunës së Deçanit, për vitin kalendarik 2022, kapë shifrën 10,649,354.00€ nga të hyrat vetanake planifikohet që në vitin 2022 të jenë 1,031,709.00€, duke u bë me dije se nga viti në vit buxheti do të rritet andaj do të kemi më të lehtë që edhe kërkesat e të gjitha fshatrave sipas prioritetit ti realizojmë. Kërkesat e përfaqësuesve të fshatrave Dashinoc, Rastavic, Voksh, Irzniq, Prokolluk, të qytetit të Deçanit, të lagjes së Dëshmorëve etj, do të inkorporohen në planifikimin buxhetorë 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …