Mbahet edicioni i 19-të i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare – Skënderaj 2024”

Komuna e Skënderajt përmes faqës zyrtare në facebook njofton se ka rikthyer në një format të veçantë edicionin e 19-të të Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare – Skënderaj 2024”, në ngjarjen kulturore më të madhe në gjithë trevat shqiptare, duke bashkuar në qytetin e Skenderajt rapsodë e grupe folklorike nga kudo që flitet shqip, në nderim të festave të Nëntorit!

Ky festival që organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Skënderajt z. Fadil Nura do të mahet me datat 26, 27 dhe 28 nëntor në Qendrën e Kulturës Hasan Prishtina me fillim në ora 16.00,

Ju mirëpret qyteti i kulturës dhe traditës shqiptare!

Skenderaj

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …