Mbahet mbledhja e III-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit    

E udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit të komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj, u mbajt mbledhja e III-të e rregullt e Kuvendit të Komunës. I pranishëm në këtë mbledhje ishte Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, të gjithë drejtorët e Drejtorive të Komunës, zyrtarë të tjerë të dhe qytetarë.

Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi nga procesverbali nga mbledhja e kaluar

  2. Shqyrtimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve Mars-Dhjetor 2022

  3. Shqyrtimi i Planit të punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim Mars-Dhjetor 2022

  4. Shqyrtimi i Raportit analitik financiar për vitin 2021

  5. Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës për Themelimin e Muzeut të Deçanit

  6. Shqyrtimi i Model Rregullores për Shërbimet Publike Komunale

  7. Shqyrtimi i Rregullores për punën e komisionit për emërtimin, riemërtimin e shesheve, rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike,

  8. Marrja e vendimit për mbështetje financiare të projektit për botimin e librit ‘’Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Deçanit’’, shuma 9.840.00 euro.

  9. Rishqyrtim i vendimit të datës 30.12.2021 për shpalljen e pronave të paluajtshme me interes publik për realizimin e projektit ‘’Rregullimi i infrastrukturës në të dy anët e lumit Lumbardhi i Deçanit’’, pjesa nën Urë të Demës (me rekomandim të MMPHI-së për anulimin e katër parcelave të evidentuara si P.SH.Ujëra).

  10. Rishqyrtimi i rregullores për punë të Kuvendit (me rekomandim të MAPL-së).

  11. Njoftim i Komisionit të Kuvendit rreth bisedimeve me Menaxhmentin e KRU ‘’Hidrodrini’’ për furnizim me ujë të pijes dhe kualitetin e ujit dhe

  12. Të ndryshme.

Pas shqyrtimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe me disa rekomandime për ndryshime nga anëtarët e Asamblesë, kaloi procesverbali i mbledhjes së kaluar, për të vazhduar më tej me pikat e tjera të rendit të ditës. Pika e dytë dhe e tretë e rendit të ditës që lidhet me shqyrtimin e Planit të Punës së Komitetit të Komuniteteve dhe shqyrtimit të Planit të Punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Mars – Dhjetor 2022, pas diskutimeve të shumta kaluan që të dyja pikat, por u rekomandua që të paraqiten planet të paktën dy herë në vit si dhe të raportohet për punët dhe aktivitetet e tyre. Sa i përket kësaj çështje, Kryetari Ramosaj tha se puna e bërë në përkrahjen e komuniteteve, e bënë komunën tonë ndër komunat me arritjet më të mëdha sa i përket kësaj çështje si dhe për ne,të gjithë qytetarët janë dhe trajtohen si të barabartë! Lidhur me pikën e katërt sa i përket shqyrtimit të Raportit analitik financiar për vitin 2021, pas shumë pyetjeve dhe çështjeve të ngritura nga anëtarët e Kuvendit me një sqarim të hollësishëm doli Agron Demukaj i cili sa i përket shqyrtimit analitik financiar për vitin 2021, tregoj se përpos menaxhimit të mirë të buxhetit, edhe realizimin e mbi 85% të buxhetit për investime kapitale, e bënë komunën tonë që të llogaritet ndër komunat më të sukseshme, dhe si e tillë do të jetë përfituese e granteve nga niveli qendror! Pikat pesë, gjashtë dhe shtatë të rendit të ditës,pas propozimeve dhe diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit dhe me sqarime të drejtorëve të Drejtorive përkatëse dhe të anëtarëve të komisionit për emërtimin e rrugëve sa i përket pikës së shtatë,të tria këto pika të rendit të ditës u miratuan dhe votuan në mënyrë unanime. Sa i përket pikës së nëntë,pas diskutimeve dhe sqarimeve edhe nga ana e drejtorit të Urbanizmit, pas votimit kjo pikë kaloj si vendim sa i përket shpronësimit të katër pronave dhe vazhdimit të projektit. Pas rishqyrtimit të rregullores për punë të Kuvendit ( me rekomandim të MAPL-së), pas diskutimeve nga sot hyn në fuqi rregullorja e plotfuqishme e Kuvendit. Si pikë e rendit të ditës u ngrit edhe marrja e vendimit për mbështetjen financiare e projektit për botimin e librit “Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Deçanit” , ku pas dhënies së informatave nga inicuesi i kësaj pike dhe pas diskutimev dhe pyetjeve nga anëtarët e Kuvendit, kaloj si pikë e rendit të ditës. Si pikë e ditës ishte edhe kërkesa e Mon Selmonaj ,i cili kishte kërkuar më shumë informata sa i përket Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartave Zonale, ku përgjigjet dhe sqarimet e kërkuara i mori nga drejtori Ramë Melaj. Në të ndryshme u fol që të bëhet ndonjë zgjidhje lidhur me përcjelljen e seancave drejtpërdrejtë, poashtu u kërkuan sqarime nga drejtori i Bujqësisë lidhur me kriteret që kanë qenë lidhur me përfitimet e mekanizmave bujqësorë si dhe përfitimin e gjedheve, gjë të cilën e sqaroi drejtori Stojkaj,si dhe pika tjera të shtruara nga anëtarët e Kuvendit.

Mbledhja e radhës e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …