BIK

BIK njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon të shtunën, më 2 prill

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon të shtunën,  më 2 prill. Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryesia e BIK-ut ka përgëzuar besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet shqiptare, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me njëri-tjetrin. “Me fat muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, ka uruar përmes njoftimit  Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …