Mbahet mbledhja e IX-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbahet mbledhja e IX-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, të pranishëm në seancë ishin edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e OSBE-së, përfaqësuesi i SHIP, zyrtarë komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Integritetit;

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Barazi Gjinore;

  4. Shqyrtimi i Draft-Planit të transportit rrugor lokal për Komunën e Deçanit 2023-2028;

  5. Shqyrtimi i Raportit nëntë mujore financiar;

  6. Vendimi për konpenzimin e Komisionit të Aksionerve të NPL “Higjiena”;

  7. Ndryshimi dhe plotësimi i Komitetit të Komuniteteve;

  8. Formimi i komisionit për zgjedhjen e drejtorëve zv.drejtorëve të shkollave;

  9. Të ndryshme.

Po ashtu KPF rekomandon që të debatohet në Kuvend për:

  • Çështjen e Shfuqizimit të Vendimit të Kryetarit dhe zbatimi i Rregullores komunale të dt. 31.07.2019, për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në komunën e Deçanit, të cilën e ka rekomandu kuvendi në mbledhjen e muajit Shtatore.

  • Njoftim nga drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike për çështjen e kompenzimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet si dhe sanimi i gjendjes në lokacionet ku bëhen vërshimet.

  • U diskutua edhe për shujtat e punëtorëve.

U miratua procesverbali nga mbledhja, seanca u cilësua konstruktive me angazhime dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash nga anëtarët e kuvendit. Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe ekzekutivi. Nga grupi i grave Asambliste të Kuvendit të Deçanit, znj. Yllarta Thaqi në kuadër të  vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit i cili mbyllet sot, përcolli mesazh për të gjitha grat, të keni kujdes për veten dhe të bëni kontrollin, ngase kështu ju parandaloni një sëmundje të rëndë.

May be an image of 8 people, speaker, flute, clarinet, saxophone and violin

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …