Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit, e gjashta për këtë vit

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit, e gjashta për këtë vit. Kryesuesi i mbledhje, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, fillimisht theksoi se situata e përgjithshme në Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga takimi i fundit i mbledhjes së KKSB-së, edhe pse në komunën e Rahovecit gjatë këtij muaji ka pasur në vazhdimësi zhvillime.

Në mbledhje u diskutuan këto çështje:

  • Digjitalizimi i ndriçimit publik;

  • Siguria në trafik;

  • Lirimi i trotuareve;

  • Shënjimi i rrugëve

  • Raportimi i shkeljeve ligjore;

  • Masat parandaluese për dhunën në familje;

  • Siguria në shkolla;

  • Ngrohja në shkolla.

Komandanti i stacionit policor në Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht foli rreth situatës së sigurisë në komunën e Rahovecit me statistika si në vijim: Kanë ndodhur 81 vepra penale, 5 incidente jopenale, 8 lëndime të lehta, 4 raste të dhunës në familje, 2 raste i armëmbajtjes pa leje dhe janë arrestuar 20 persona.

Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor;

Janë dhënë 1398 gjoba në komunikacion rrugor, 52 raste pa patentë, 204 për parking joadekuat, 22 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 20 aksidente me dëme materiale dhe 18 aksidente me lëndime trupore.

Rreth sigurisë në shkolla;

Janë raportuar 2 raste të incidentit në shkollë (dëme materiale).

Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi falënderoi të gjithë anëtarët e këshillit për kontributin, angazhimin dhe punën e bërë.

May be an image of 6 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …