leoni

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Skenderaj

Nën udhëheqjen e Kryesueses së Kuvendit Komunal në Skenderaj, Fatbardha Haliti, është mbajtur mbledhja e tretë për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), në Komunën e Skenderajt. Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

  • Propozim-Vendim për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për Qytetarët e Komunës së Skenderajt,

  • Raporti Përfundimtar Financiar i Realizimit të Buxhetit Komunal Janar-Dhjetor 2019,

  • Propozim-vendim për Emërtim dhe Ri-emërtim të (rrugëve, lagjeve, sheshe, urat dhe Institucionet).

Gjatë kësaj mbledhje me propozimin e Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrit, Ramiz Shala, u votuan për tu shtuar si rend dite edhe këto dy propozim-vendime.

  • Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër prej (15) vite në shfrytëzim toka e pa ndërtuar ndërtimore, pronë e Komunës së Skenderajt- “ELKOS GROUP” Person Juridik dhe

  • Propozim-Vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt me person Fizik.

Të gjitha këto pika janë rekomanduar për Seancën e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet me datën 31 mars nga ora 13:00, pa praninë e publikut për shkak të situatës në vend të krijuar nga COVID -19.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …