Situata nën kontroll në komunën e Deçanit

Në takimin e zhvilluar nga Shtabi Emergjent në komunën e Deçanit, bashkë vlerësuan situatë në komunë lidhur me gjendjen e krijuar tash e 9 ditë nga COVID19. Deri me tani situata është nën kontroll, kjo le të kuptohet se janë marrë masat e duhura me kohë duke bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve, rrugëve banesave, mbylljen e lokaleve reduktimin e daljeve etj. Kështu tha kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, duke shtuar më tutje se akoma na duhet vetëdijesim më i madh, e kjo bëhet kur secili qytetar e kupton drejt situatën në të cilën gjendemi këto ditë. Ju bëj me dije qytetarëve se për shkak të situatës së krijuar, nesër nuk do te ketë tubim në Gllogjan për nder të 24 Marsit ,,Epopesë së Dukagjinit” ky është vendim pas marrjes së masave lidhur me situatën e krijuar nga COVID19. Takimi i shtabit Emergjent ka vazhduar me tema nga anëtarët e këtij shtabi ku Drejtori i Shëndetësisë Musa Berisha, bëri te ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me QKMF-në dhe do të formojnë edhe grupe emergjente dhe ku janë ftuar edhe mjekët e pensionuar më herët dhe mjeket e ri të licencuar të cilët kanë shpreh gatishmërinë të jenë bashkë në këtë situatë qe po kalon vendi ynë për të qenë sa më afër në shërbimit të qytetarit 24/7. Komandanti i Policisë Kapiten Faik Jahmurataj tha se, gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit, është e qet, kjo falë një zinxhiri bashkëpunues mes Shtabit Emergjent, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Inspeksionit, Shëndetësisë, kemi arrit që situatën ta menaxhojmë mjaft mirë deri me tani duke apeluar tek qytetaret qe ti shmangin daljet pa arsye. Në këtë takim nga Naim Cacaj – Kryqi i Kuq, u bë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë shpërnda 100 pako ushqimore në bashkëpunim me Viva Fresh në Deçan, për familjet me nevojë, ka edhe me shumë kërkesa por shohim në ditët në vazhdim. Vlenë të theksohet se N.T,,Higjiena” është duke vazhduar më grumbullimin e mbeturinave në qytet ç’do ditë dhe në fshatra 2 herë në muaj. Krejt në fund luten qytetaret që të bëjnë kujdes, ta ruajnë vetveten e tyre por edhe ne duke qëndruar në shtëpi derisa të kaloi kjo kohë emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …