Brickos

Mbahet mbledhja e parë për vitin 2020 e KKSB-së në Deçan

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit të cilën e kryesoi kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. Të pranishëm ishin shumica e anëtarëve te KKSB-së, monitorues nga OSBE-ja dhe përfaqësues nga KFOR-it. Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin:

  1. Shqyrtimi i Draft Planit të punës së KKSB-së për vitin 2020

  2. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit

  3. Respektimi i Rregullores Komunale dhe orari i punës në Lokalet Afariste në Komunën e Deçanit dhe

  4. Të ndryshme

Fillimisht Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, njëherit edhe kryesues i këtij këshilli hapi mbledhjen duke e bërë edhe verifikimin e anëtarëve të këtij këshilli. Pas verifikimit të anëtareve fjalën ja kaloi koordinatorit të KKSB-së Ismet Kukleci, që të bëjë sqarimin e pikës së parë të rendit të ditës lidhur më Draft Planin e punë së KKSB-së për vitin 2020. Kukleci tha se në bazë të këtij plani ne do të punojmë gjatë këtij viti ku obligative kemi 6 takime por nëse do të jet e nevojshme ne do të mbajmë edhe takime tjera shtesë. Takimin e vazhdoi i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, duke e vlerësuar se gjendja e sigurisë është e qetë, por jam pakë i shqetësuar me hedhjen e mbeturinave ne rrugën Hulaj –Qesat, pastaj rruga Luan Nimanaj, ndërsa si shqetësim tjetër mbetet rruga Deçan-Plavë dhe rrëshqitja e dheut ku punimet nuk janë kryer ashtu siç duhet dhe shqetësimi i qytetarëve gjatë frekuentimit të kësaj rruge është i madh. Kapiten Faik Jahmurataj –Komandant i Stacionit Policorë në Deçan tha se, në përgjithësi gjendja në komunën e Deçanit është e qetë dhe stabile. Shqetësuese janë dy rastet e fundit në shkolla, rrahjet e nxënësve, por gjendja është nën kontroll, ndërsa sa i përket shqetësimit të kryetarit për hedhjen e mbeturinave do të bashkëpunojmë më ngushtë me inspeksionin komunal dhe ata që kapen duke hedhë mbeturina do të marrin dënimin mandator. Kryetari i këshillit të bashkësisë Islame në Deçan Rasim Bytyqi, kërkoi nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj, që të zbatohet memorandum i bashkëpunimit mes Institucionit Komunal dhe BIKU-t për heqjen e shpenzimeve te varrimit, mbase ky memorandum është nënshkruar në vitin 2017. Kryetari Ramosaj, tha se pas miratimit të buxhetit do të shikojmë mundësin që ta jetësojmë ketë memorandum në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit. Ndërsa sa i përket pikës së tretë të këtij takimi lidhur me Respektimin e Rregullores Komunale dhe orarit të punës në Lokalet Afariste në Komunën e Deçani e miratuar në vitin 2019 nga Drejtori i Inspeksionit Halil Tolaj  dhe Fitore Hulaj, respektimi apo zbatimi i kësaj rregulloreje mund të konkludojmë se është i kënaqshëm e sa i përket lokaleve të natës në vazhdimësi janë duke patrulluar edhe Policia në mënyrë që gjithçka të jet në koordinim të plotë me këtë rregullore.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …