leoni

Nënkryetari Lushtaku, ka pritur në takim një delegacion nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka pritur në takim një delegacion nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të përbërë nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku, Zv.Komandanti i Komandës Mbështetëse Kolonel, Avni Bilbili dhe Atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Kolonel Eduard Bala. Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe gjeneral brigade, Xhevahir Geci, Komandant i Gardës Kombëtare dhe Kolonel Shaip Haziri Zv. Komandant i Gardës Kombëtare. Gjatë këtij takimi Nënkryetari Lushtaku, falënderoi Ushtrinë Shqiptare për bashkëpunimin dhe koordinimin që kanë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e Shqipëri. “Profesionalizmi, bashkëpunimi dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta i bënë ushtritë tona të gatshme për çdo intervenim dhe në hap me ushtritë e Evropës e Botës”, tha Nënkryetari Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …