Mbahet mbledhja e rregullt e ekzekutivit komunal të Kaçanikut

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, kryesoi takimin e mëngjesit të ekzekutivit komunal, ku u shqyrtuan dhe u diskutuan punët dhe të arriturat në projektet e ndryshme komunale. Fillimisht Bahri Selimi- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, tha se gjatë javës së kaluar Korniza Afatmesme Buxhetore 2018-2020, pas miratimin në kuvend është përcjellë tek Ministria e Ekonomisë dhe Financa për procedura të mëtejme. Ndërkohë Ramadush Osmani-Drejtor i Shërbimeve Publike tha se komisioni komunal ka dalë në terren dhe ka inspektuar dëmet që janë bërë në rrugët publike nga ana e Kompanisë Bechtel Enka, dhe është përgatitur një raport që do t’i përcillet më pas organeve përgjegjëse. Drejtori Osmani njoftoi se edhe javën e kaluar kanë vazhduar punimet në implementimin e shumë projekteve komunale, ndërsa janë inspektuar punimet në projektet: Asfaltimi i rrugës “Tefik Raka”, Lagjja Kovaq-Topojan, kanalizimi në Doganaj, rrugicat në lagjen Gabrricë, trotuari i Dushkajës dhe ndriçimi publik, ndërsa projekti i vendosjes së numrave ka vazhduar në fshatin Biqec. Nga ana tjetër Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, tha se furnizimi me barna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë edhe këtë muaj nuk ka qenë i mirë, ndërsa probleme më të theksuara janë duke u paraqitur tek furnizimi me insulina. Zylfi Koxha-Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, tha se edhe javën që lamë pas ka vazhduar pranimi i aplikacioneve për makina mjelëse, ndërsa edhe këtë javë zyrtarët e drejtorisë së bujqësisë do të jenë të gatshëm të pranojnë aplikacione dhe në rast nevoje të ju ndihmohet aplikantëve për aplikim. Në takim raportoi edhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme Burim Çaka, Menaxherja e Personelit Hidajete Guri si dhe Menaxheri i zyrës se Prokurimit Shefket Koxha.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …