Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit 

Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040 dhe nenin 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajtur mbledhja e X-të, gjegjësisht mbledhja e VI-të e rregullt e Kuvendit Komunal, nën udhëheqjen e kryesuesit, z.Hajdar Sutaj, në praninë e Kryetarit, drejtorëve, anëtarëve të Kuvendit, zyrtarëve komunal e qytetarëve të interesuar. Janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm  këto pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025;

  3. Shqyrtimi i Planit për Komunikim dhe marrëdhënie me publikun në komunë;

  4. Themelimi i grupit punues për hartimin e Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;

  5. Shqyrtimi i Model-Rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane;

  6. Themelimi i komisionit për zgjedhjen e kryetarëve të Këshillave të Fshatrave;

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Komisionit për emërim të rrugëve;

  8. Njoftim i Grupit punues rreth bisedimeve me menaxhmentin e KRU”Hidrodrini” për situatën e furnizimit me ujë të pijes dhe kualitetin e ujit të pijes në Komunën e Deçanit;

  9. Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për miratimin e Vendimit paraprak për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës- parcelat nr. 1256-0, nr. 1257-0 dhe nr.4690-0 Zk Deçan dhe formimi i komisionit vlerësues;

  10. Formimi i komisionit për ndarjen e bursave të studentëve;

  11. Shqyrtimi i kërkesës së Shoqatave të dala nga lufta për mbështetje financiare;

  12. Të ndryshme.

Mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës planifikohet të mbahet muajin e ardhshëm.

Mund të jetë një imazh i 15 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …