Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof. Dr. Sabahajdin Cena

Në sallën e kuvendit komunal, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit. z. Smajl Latifi u organizua mbledhja komemorative në nderim të jetës, veprës, dhe kontributit jetësor të të ndjerit Prof. Dr. Sabahajdin Cena. Kryetari Latifi në fjalën e tij, theksoi se Prof. Dr. Sabahajdin Cena ishte kronist i historisë së lavdishme në trojet shqiptare dhe jo vetëm. Emri i tij do të gdhendet në shkronja ari, ndërsa kronikat e tij për UÇK-në do të vazhdojnë të kujtohen gjithmonë. Ai për asnjë moment nuk u ndal së luftuari për atdhe. Nuk u ndal së shkruari për të bëmat e luftës, dëshmorëve të atdheut dhe jehonën e lavdishme të luftës së popullit shqiptar me emblemën e UÇK-së në zemër. Angazhimi i tij ishte i një patrioti të paepur duke na bërë krenar neve dhe brezave që vijnë. Ndarja nga jeta e profesorit është një humbje e madhe për Kombin në përgjithësi, për familjen, Rahovecin, bashkëluftëtarët, profesorët dhe studentët në veçanti. Ishte dhe mbetet mbledhës i pasionuar i letërsisë popullore, i kronikave të luftës duke i ruajtur me fanatizëm dhe duke i shprehur në veprat e tij me shumë dashuri dhe përkushtim. Lamtumirë Profesor, ka thënë në fjalën e tij kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …