Mbahet punëtori me temë “Zhvillimi Ekonomik i Ferizajt 2024-2030”

Organizuar nga Drejtoria Komunale e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizajt, gjatë ditës së sotme është mbajtur punëtori “Zhvillimi Ekonomik i Ferizajt 2024-2030”. Hapjen zyrtare te kësaj punëtori e ka bërë numri një i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, i cili ka falënderuar të gjithë akterët të cilët po e ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Ferizajt. Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili ka thënë se zhvillimi ekonomik është pjesa më e rëndësishme sa i përket zhvillimit në përgjithësi. Ai ka ngritur çështjen se edhe shumë Ligj më të cilat funksion Kosova duhet të ndryshohen në mënyrë që zhvillimi ekonomik i vendit të ece para. Ndërsa Rektori i Universitetit të Shkencave Teknike të Aplikuara, Agron Bajraktari, ka thënë se  ofron mbështetje të vazhdueshme në të gjitha proceset Komunës së Ferizajt, si për nga niveli akademik, por edhe nga  studentët. Në këtë punëtori, kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësues të universiteteve private në Kosovë, përfaqësues të Qendrës për Punësim, Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësues të AKB-së, përfaqësues të Agjencisë Kiesa, përfaqësueses së Odës së  Hotelerisë dhe Turizmit si dhe  përfaqësues të Odës Gjermane Kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …