Me një manifestim të pasur me program artistik u shënua 1 Qershori-Dita ndërkombëtare e Fëmijëve

Me program të larmishëm artistik e muzikor, është mbajtur manifestimi qendror në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershori. Performanca e grupeve  të fëmijëve nga çerdhja e fëmijëve në Viti, si edhe nga nxënës të shkollave të kësaj komune, kanë mbushur sallën e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” me prindër e familjarë të fëmijëve, që po e prezantonin në skenë e po shënonin ditën e tyre. Për nderë të kësaj dite, organizuar nga “Kori i Qytetit” dhe fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë”, nën udhëheqjen artistike të profesor Mustafë Lamallari, është mbajtur festivali i fëmijëve  “Cover Fest”. Manifestimi i fëmijëve u karakterizua edhe me një perfomancë e grupit të Cirkut nga Elbasani që u mirëprit nga të pranishmit. Ndryshe, ky festival u mbështet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit  dhe Komuna e Vitisë. Në kuadër të aktiviteteve të fëmijëve, kryetari i komunës Sokol Haliti ka pritur në vizitë fëmijët e Çerdhes së Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …