leoni

Mbahet punëtoria njëditore për Organogramin e ri të Komunës së Malishevës

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në ambientet e komunës është mbajtur punëtoria e parë për hartimin e Organogramit të ri të Komunës. Në këtë takim ku të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetari Vesel Krasniqi, kryesuesi Argjend Thaçi, drejtorë të drejtorive komunale dhe përfaqësues tjerë të komunës, është punuar intensivisht në hartimin e kësaj skeme organizative, që parashihet edhe me Statutin e ri të Komunës së Malishevës, i miratuar javë më parë. Krahas punës në organogram grupi punues është dakorduar që të punohet edhe në hartimin e rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, procese këto që do të ndikojnë direkt në përmirësim të shërbimeve dhe rritje të llogaridhënies së përgjithshme.

May be an image of 12 people, people studying and table

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …