Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës

Sot është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ai ka thënë se themelimi i këtij instituti është një prej prioriteteve të tij si ministër dhe Qeverisë së Kosovës. “Bazuar në rëndësinë dhe nevojën që ka dokumentimi i krimeve të luftës, themelimi i një mekanizmi për këtë çështje, është ndër prioritetet e mia si Ministër i Drejtësisë dhe rrjedhimisht edhe i Qeverisë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies …