Mbahet takimi me qytetarë dhe biznese për Planin Rregullues të hollësishëm “Parku i Biznesit në Marinë”

Mbahet takimi me qytetarë dhe biznese për Planin Rregullues të hollësishëm “Parku i Biznesit në Marinë” të komunës së Skenderajt. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtoresha e Urbanizmit Sanije Ahmeti si dhe qytetarë e përfaqësues të bizneseve. Gjatë takimit është prezantuar hapësira e Planit Rregullues të hollësishëm “Parku i Biznesit në Marinë” si dhe mundësitë e ndryshme që investitorët e mundshëm do të kenë për të investuar. Kryetari Jashari ndër të tjera ka theksuar: “Sot, mbajtëm takim me qytetarë dhe biznese lidhur me Planin Rregullues të hollësishëm “Parku i Biznesit në Marinë”, ku kompania projektuese shpjegoi për hapësirën brenda këtij parku, ku investitorët e mundshëm do të mund të investojnë në profile të ndryshme. Ky park do të jet mjaft atraktiv për investitorë të interesuar i cili do t’i plotësojë të gjitha kushtet”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …