Mbahet tryezë diskutimi për zhvillimin e turizmit kulturor në Komunën e Ferizajt

Këtë të martë është mbajtur tryezë diskutimi për zhvillimin e turizmit kulturorë në Komunën e Ferizaj. Në këtë diskutim ka marrë pjesë drejtor, profesor dhe profesionistë të ndryshëm të kësaj fushe. Në hapjen e kësaj tryeze drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka thënë se drejtoria e tij ka përgatitur uebfaqen e turizmit si dhe guidat turistike në mënyrë që turistet të jenë në dijeni për vendet turistike që janë në komunën e Ferizajt. Ai ka shtuar se gjatë këtij vitit do të punojnë më shumë në promovimin e turizmit. E nga ana tjetër drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, është shprehur se përmes drejtorisë së saj, po mundohen që të bëjnë të pamundurën që të bëjnë sa më shumë zhvillimin e turizmit dhe kulturës. Në këtë tryezë kontribut të çmuar me diskutime e tyre ka dhënë edhe Hysen Sogojeva Kryetar i Odës dhe Hotelerisë së Kosovës. Diskutime të tilla pritet të mbahen edhe në të ardhmen.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …