Kina ka vendosur të braktisë praktikën e abstenimit në votimin në OKB, në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Kina ka vendosur të braktisë praktikën e abstenimit në votimin në OKB, në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës

Kina ka vendosur të braktisë praktikën e abstenimit në votimin në OKB, në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. Delegacioni kinez votoi për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme, ku Rusia quhet “agresore”, rezulton nga të dhënat e publikuara nga përfaqësia islandeze në OKB. Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe Këshillit të Evropës” i referohet “sfidave të paprecedentë” me të cilat përballet Evropa pas agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, dhe më parë kundër Gjeorgjisë. Rezoluta gjithashtu bën thirrje për riparimin e dëmit të shkaktuar ndaj viktimave të agresionit ushtarak rus dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë fajtorë për shkeljen e normave të së drejtës ndërkombëtare. Përveç Kinës, pro dokumentit votuan Kazakistani dhe të gjitha republikat e tjera post-sovjetike, përveç Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, të cilët abstenuan, si dhe vendet që autoritetet ruse i quajnë miqësore.  Midis tyre janë India, Brazili dhe Turqia.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …