Mbi 2 milionë euro ndahen për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Në Komunën e Rahovecit u nënshkrua marrëveshja e grantit për financimin e Projektit për Banimin Social Adekuat, në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH).

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, dhe ministrja në detyrë e MMPH-së, znj. Fitore Pacolli.

Në kuadër të këtij projekti, Komuna e Rahovecit përfiton 2 milion e 110 mijë euro (2.11 milionë euro), të cilat do të investohen në:

▪️ Ndërtimin e njësive të reja të banimit social – 1.5 milionë euro;

▪️ Rinovimin e shtëpive – 225 mijë euro;

▪️ Rindërtimin e shtëpive – 385 mijë euro.

Ky investim ka thënë kryetari Latifi synon përmirësimin e kushteve të banimit dhe të jetesës për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje, duke krijuar mundësi për një jetë më të sigurt dhe më dinjitoze të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama: Çështjes së Pastrimit po i japim zgjidhje përfundimisht

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama bashkë me nënkryetaren e komunës, Besianë Musmurati …