Brickos

Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për nesër mbledhjen e Kryesisë

Mblidhet kryesia e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e opozitës për seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, ku do të shqyrtohet kërkesa e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së, për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme. Kryesia do të mblidhet në ora 10:00, ndërsa në njoftim për mbajtjen e seancës thuhet “Shqyrtimi i kërkesës së grupit të deputetëve të Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme”.  Vetëvendosje dhe LDK kanë kërkuar që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme në ora 12:00, me arsyetim për shkak të mungesës së debatit në seancën e 9 shtatorit, lidhur me programet programore të qeverisë së Kosovës 2017-2021, raporton KosovaPress.

 

 

 

RKL: Lajmet   për orën  8. 00

 

 

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në  Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë. Ai të martën, në emër të Republikës së Kosovës, do të nënshkruajë marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së, në prani të shumë kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë. Kjo marrëveshje prej 49 milionë dollarëve amerikanë do të fokusohet në dy fusha: Sundimi i Ligjit dhe Efiçenca në Energji, përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme që do të implementohen përgjatë katër viteve. Është kjo ceremonia e parë në historinë e MCC-së, që nënshkruan një marrëveshje të tillë në Kongres. Kosova është parakualifikuar për programe të MCC-së, në nëntor të vitit 2015, me qëllim identifikimin e fushave të mundshme të investimeve transformative për rritje ekonomike, zvogëlim të varfërisë si dhe për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

 

Seanca e djeshme parlamentare e thirrur nga opozita ka  përfunduar  me 4 fjalime të deputetëve, edhe pse ishte thirrur nga opozita me të vetmen pikë të rendit të ditës, diskutimi i programit të qeverisë Haradinaj. Seanca nisi me fjalimin e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos i sjellë në Parlament temat e mëdha si demarkacionin e asociacionin. Kurti e ka kritikuar Qeverinë e re për dhënien e Ministrisë së Bujqësisë Listës Serbe. Iniciuesi i debatit, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re nuk ka dhënë asnjë ide se si do t’i qaset formimit të Ushtrisë, dialogut me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi. Në sallë ishin vetëm dy deputetë të koalicionit qeveritar, Labinot Tahiri dhe Milaim Zeka. Në fund të seancës së jashtëzakonshme, LDK-ja kërkoi që Kuvendit t’i vazhdojë punimet të martën por, për këtë kërkesë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se do të vendosë Kryesia.

 

 

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se deputetët e PDK-së kanë refuzuar të bëhen pjesë e cirkut të opozitës, pasi ata po bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të imponuar lojën e tyre, bashkë me agjendën që dëshirojnë t’i diskutojnë. Sipas tij, është e pakuptimtë të bëhet debat pasi tash është koha që Qeveria të punojë, pasi për punën e Qeverisë do të flitet vazhdimisht në Kuvend. Ai ka thënë se janë disa individë në opozitë të cilët po tentojnë të sjellin frymën raciste në Kosovë.

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar se para qytetarëve të Kosovës se do të jetë në shërbimin të tyre dhe të shtetit, si dhe do të punojë me krejt qenien e tij për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë sonë. “Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falënderoj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë. Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngushtë më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe mediet. Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel! Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata! Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin”, ka shkruar kryeministri.

 

Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pas akuzave se me lidhjen e koalicioneve paszgjedhore ku bën pjesë Lista Serbe, ai i është nënshtruar ndikimit të Serbisë. “Kabineti i zgjedhur ka dhënë betimin që të punojë në përputhje me Kushtetutën e vendit me ligjet në fuqi të Kosovës, kjo është përgjigja për këto mendime”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, kur është pyetur se cili mund të jetë ndikimi i subjektit politik Lista serbe.

“Njëkohësisht ne duhet ta shfrytëzojmë çdo mundësi që ta ndërtojmë edhe një besim me serbët e Kosovës, për fat e kemi ndërtuar mirë me komunitetet tjera por duhet edhe me serbët jo vetëm ata të jugut por edhe të veriut”, është shprehur Haradinaj më tej. “Shqiptarët janë një popull i hershëm pra ndër më të vjetrit në Ballkan, autokton, çdo herë kanë nderu të tjerët dhe kanë respektu identitetin qoftë kombëtar, fetar, gjuhësor apo tjetër. Shqiptarët dinë ta bëjnë këtë, unë di ta bëjë këtë edhe për serbët e Kosovës. Kemi nevojë për këtë besim të ndërsjellë dhe do të punojmë për këtë besim”, ka deklaruar kryeministri i ri.

 

Shumica e mediave më prestigjioze botërore kanë raportuar se Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër. Reuters, ABC, Bloomberg, CNN, BBC, etj, pastaj mediat e rajonit, ato kroate, serbe, boshnjake, malazeze, maqedone e hungareze kanë raportuar për përfundimin e krizës politike në Kosovë dhe votimin e qeverisë, transmeton lajmi.net. Mediat ndërkombëtare nuk kanë lënë pa e përmendur faktin se Haradinaj ka qenë njëri nga drejtuesit kryesorë të UÇK-së, forcë kjo që ka luftuar kundër Serbisë. “Haradinaj është zotuar për dialog me Serbinë”, shkruajnë këto media.

 

Miliona amerikanë janë larguar nga Florida. Majami, një margaritar i turizmit është bërë qytet fantazmë. Mbi 560 mijë persona në jug të Floridës janë pa rrymë. Uragani tashmë ka marrë viktimat e para “Stuhia është masive, aq e madhe sa që nuk ka dallim në fuqinë e shtrirjes së saj. Ka rrezik ndaj rritjes së valëve të detit”, thotë kryetari i Majamit, Philip Levine.

Uragani u fuqizua sot në një stuhi të shkallës 4, me erëra me shpejtësinë rreth 130 kilometra në orë. 35 milionë njerëz janë paralajmëruar për rrezikun e uraganit, ngaqë priten shkatërrime në disa zona të shtetit jugor amerikan.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …