Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Pasi gjyqtari,  Kai Ambos kërkoi që Hashim Thaçit t’ i jepet mundësia të mbrohet me kusht në liri, u shkarkua nga detyra. Në vend të tij, kryetarja e Speciales,  Ekaterina Trendafilova caktoi Emilio Gattin. Kjo ka shtyrë avokatin  e ish-kryetarit të Kosovës të kërkojë shkarkim edhe të Gattit. Jo domosdoshmërish sipas avokatit, gjyqtari italian mund të jetë i njëanshëm por emërimi i tij nga Trendafilova u bë pa pritur dhe  pa bazë ligjore. Paragjykohet se Emilio Gatti mund t’ia bëjë argatin kryetares sipas mbrojtjes lënë vend për dyshime disa veprime të Trendafilovës. Përmendet fakti se Kryetarja dhe kryeprokurori i Speciales nuk mbajtën takime të ndara vetëm me trupa diplomatikë, por edhe tryeza të përbashkëta, një më 7 dhjetor të viti  2020 dhe një tjetër më 11 shkurt të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …