Reagon PDK pas vrasjes së dy zyrtarëve të kësaj partie Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj mbremë në Pejë

Reagon PDK pas vrasjes së dy zyrtarëve të kësaj partie Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj mbremë në Pejë

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur mbremë në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtarë të kësaj partie, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj. PDK thotë se janë të tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës. “Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, vijon reagimi i PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …