Mbrojtja e Thaçit zbulon kontradikta të thella në akuzë: Qëndrimet publike të UÇK-së rrëzojnë tezën e “qëllimit kriminal”

Në vazhdim të deklaratës përfundimtare, avokati Luka Mishetiq ka paraqitur një seri argumentesh që sipas mbrojtjes zbulojnë kundërthënie thelbësore në qasjen e Prokurorisë së Specializuar ndaj rolit të UÇK-së dhe të Hashim Thaçit. Ai kritikoi faktin që Prokuroria përpiqet të zhvlerësojë dëshmitë e diplomatëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të kohës — përfshirë emra të njohur të diplomacisë dhe sigurisë — duke pretenduar se nuk kanë qenë të informuar, ndërkohë që vetë akuza mbështetet në komunikata dhe deklarata publike që kanë qenë të qasshme për të gjithë. Sipas Mishetiqit, është e paqëndrueshme të pretendohet ekzistenca e një qëllimi kriminal të fshehtë kur komunikimi ka qenë publik dhe i monitoruar nga faktori ndërkombëtar. Ai solli edhe krahasime me jurisprudencën e mëparshme ndërkombëtare, duke theksuar se edhe udhëheqës shtetërorë të regjimeve të organizuara nuk janë shpallur përgjegjës penalë për mungesë kontrolli efektiv, ndërsa tani, sipas tij, Prokuroria kërkon standard më të ashpër për udhëheqësit politikë të shqiptarëve të Kosovës — një qasje që mbrojtja e cilëson të padrejtë dhe të pambështetur në praktikë gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimet e Prokurorisë për strukturën komanduese të UÇK-së bien ndesh me vetë provat e saj

 Në deklaratat përmbyllëse në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka vazhduar me një …