Më 1 dhe 2 shtator mbahet seanca e radhës ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Më 1 dhe 2 shtator mbahet seanca e radhës ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës për dy zyrtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt të cilët janë të akuzuar dhe po mbahen në Hagë për veprën penale të pengimit të administrimit të drejtësisë. Sipas njoftimit nga Gjykata Speciale këto seanca do të mbahen më 1 dhe 2 shtator. Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator të vitit 2020 kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për persona të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …