Me 1 dhjetor fillon procesi për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave të Ferizajt

Gjatë ditës së sotme nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, ka zhvilluar një takim me komisionin e formuar nga Kuvendi i Komunës për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave. Në këtë takim nënkryetari Aliu, ka theksuar se ky është një proces shumë i rëndësishëm i zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave, ndërsa ka theksuar se bashkë me komisionin do të punojnë shumë që ky proces të përfundojë sa më parë. Komisioni është i përbërë prej shtatë anëtarëve, ku 4 anëtarë janë nga Kuvendi i Komunës të përfaqësuar nga subjektet të ndryshme politike, një anëtar nga ekzekutivi, një nga shoqëria civile dhe një përfaqësues nga fshati, vendbanimi apo lagjja urbane nga lokaliteti ku bëhet zgjedhja e këshillit lokal.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …