Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: kryeministri Albin Kurti, tri herë në ditë po i ndryshon qëndrimet, tashmë i ka humbur rruga në oborr

Zyrtari  i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, thotë se kryeministri Albin Kurti, tri herë në ditë po i ndryshon qëndrimet. Sipas tij, Kurti është duke i sjell dëme historike Kosovës me pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Është jashtë, i ka humbur rruga në oborr, nuk ke di as ku është. Me çuditin deputet e pozitës që heshtin. E shohin që një dem historik është duke i ardhur Kosovës dhe i mbyllin sytë para kësaj situate. Këtu nuk bëhet fjalë  për një kryeministër ose një asociacion të një kryeministri, po bëhet fjalë për Kosovën. Ky Asociacion mendoj se do të jetë një bombë e kurdisur brenda Republikës së Kosovës. Ne sikur po iu japim fuqi ekzekutive, një far mini Republike serbe, e cila   është duke ndodhur në Kosovë, ka saktësuar, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …